Karriera
Një nga pikat më të forta, që e bën Elektro-Servis të jetë i suksesshëm, është stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar. Kompania Elektro-Servis është e interesuar të bashkëpunojë me stafin për një kohë të gjatë. Ne dëshirojmë t'ju ofrojmë mjedisin më të mirë të punës, me ekipin më të mirë të kualifikuar, punë sfiduese dhe vleresim maksimal. 
Aplikoni për punë

Kompania "Elektro-Servis" i ofron punonjësve të saj, mundësinë për t' u zhvilluar individualisht përmes grupit dhe Partnerëve tanë, që janë Markat më me zë të tilla si: SAMSUNG, LG, SONY, ALCATEL, BOSCH, BEKO etj Nëpërmjet trajnimeve dhe seminareve të ndryshëm të ofruar nga Kompania dhe nga Partnerët, ne dëshirojmë të forcojmë më tej aftësitë, njohuritë e çdo punonjësi duke rritur jo vetëm integritetin personal por edhe të vetë kompanisë nëpërmjet profesionistëve.

RRUGA PËR NJË APLIKIM TË SUKSESSHËM

Për të aplikuar pranë Kompanisë "Elektro-Servis", ju këshillojmë të ndiqni hapat e mëposhtëm për t'u paraqitur sa më dinjitoz si dhe për të rritur shanset tuaja në përzgjedhje:
• Minimizoni aplikimin tuaj në 1-3 faqe
• Emëroni aplikimin tuaj në emër (hapësirë) mbiemër (hapësirë) CV
• Minimizoni listimin e hobeve tuaja personale
• Përshtasni sa më mire CV-në me vendin vakant të punës
• Bashkangjisni një Letër Motivimi ose shkruani pozicionin për të cilin aplikoni

Pas marrjes së aplikimit tuaj, Departamenti i Burimeve Njerëzore kryen selektimin përkatës. Vetëm CV-të e përzgjedhura kontaktohen për një takim interviste. Procesi jonë i rekrutimit kalon në disa faza, ku përveç intervistimit ka edhe një fazë testimi në praktik.