Pyetje - Përgjigje
Për cdo pyetje që mund të keni dhe për të cilat nuk gjeni përgjigje në pyetjet- përgjigjet e mëposhtëme.
Ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni.
Do jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë sa më pare të jetë e mundur.

Kontaktoni me ne

FAQ ElektroServis

Elektro-Servis riparon dhe ofron shërbime për të gjitha paisjet shtëpiake të mëdha dhe të vogla..

Elektro-Servis ndodhet në rrugën “Shkëlqim Fusha”, pranë kopshtit Botanik, Tiranë.

Elektro-Servis është i autorizuar për shumë marka. Ju mund t’i shihni markat e autorizuara këtu.

Ju mund të kontaktoni Elektro-Servis nëpërmjet numrave të kontaktit këtu Ose Ju mund të shihni statusin e riparimit online duke klikuar këtu.

Në momentin që ju regjistroni produktin tuaj në Elektro–SERVIS, ju do të merrni një biletë regjistrimi me informatat e e produktit tuaj. Ju mund të gjeni Numrin e Porosisë së Shërbimit në krye të kësaj bilete. Gjithashtu në informacionet në lidhje me produktin tuaj është edhe Numri Serial i produktit. Ju mund të përdorni të dyja këto të dhëna për të kontrolluar statusin tuaj të riparimit.

TV

TV

Kjo është një pyetje e vështirë, Normalisht në qoftë se ju dërgoni një email ose na telefononi duke na dhënë si informacion markën, modelin dhe defektin, ne jemi zakonisht në gjendje të ju japin një kosto të vlerësuar për riparimin e TV tuaj. Pasi TV të jëtë në servisin tonë dhe profesionistët tanë të kenë diagnostikuar problemin e TV tuaj, atëherë ne do të lidhemi me ju për t’ju dhënë një çmim të saktë për rregullimin e TV tuaj.

Ne jemi te specializuar në Sony, Samsung, LG, Philips, Bosch dhe shumë marka te tjera. Gjithashtu mbajmë pjesë për të gjitha markat e njohura dhe mund te bëjmë porosi. Riparimet TV përfshijnë te gjitha llojet e markave por më të specializuar jemi për markat për të cilat jemi dhe të autorizuar.

Kjo varet mbi të gjitha nga defekti i TV tuaj. Disa riparime mund të zgjasin 48 orë ndërsa të tjerët mund të marrin 5 deri në 10 ditë pune, nëse ne duhet të presim pjesë. Ne mund t’ju japim një vlerësim kohor brenda 48 orëve nga mbërrijta e TV në ambjentet tona.

Ndonjëherë pjesët nuk janë në dispozicion nga fabrikat apo prodhuesit dhe personi që do kryejë riparimin duhet të presë. Në disa raste, nuk ka më pjesë për modelin tuaj, edhe pse juve mund t’ju duket jo aq i vjetër.