Çfarë mund të bëjmë për ju?

Stafi ynë profesional dhe eksperienca shumë-vjeçare në treg na jep mundësinë t’ju ofrojmë një shumëllojshmëri riparimesh dhe shërbimesh. Ne mund të riparojmë të gjitha produktet tuaja elektronike, duke përfshirë
  • Pajisjet shtëpiake (frigoriferë, pjatalarëse, mikrovalë etj)
  • Audio dhe video (kamera profesionale, amatore etj)
  • Pajisje digjitale (smartphone, TV etj)
  • Pajisje zyrash (printer, PC etj)
dhe shumë pajisje të tjera që mbajnë logon e markave të kompanive më prestigjioze në botë të tilla si: "BEKO", "LG"," SAMSUNG", "SONY", "PHILIPS","BOSCH", "ALCATEL" , "GRUNDIG", "TEFAL", "ROWENTA", "HUAWEI", "DAEWOO" etj.
Falë pajisjeve dhe software-ve të Elektro-Servis, mund t’i shndërrojmë tërësisht produktet tuaja dhe t’i bëjmë ato të duken sikur sapo i keni blerë! Për më tepër, ekspertët tanë mund të vijnë në ambientet ku ndodheni ju për shërbimet e nevojshme, pa patur nevojë që ju të dilni nga shtëpia.

Përveç riparimeve ne ofrojmë edhe shërbime si instalimin e produkteve në shtëpitë tuaja brenda 24 orëve, si: kondicioner, furra, lavatriçe, aspiratorë, pjatalarëse, TV etj.

Vlerat tona janë respekti dhe shërbimi ndaj klientëve tanë.