FAQ ELEKTROSERVIS

  • Çfarë bën Elektro-Servis?
    Elektro-Servis riparon dhe ofron shërbime për të gjitha pajisjet shtëpiake të mëdha dhe të vogla.
  • Ku ndodhet Elektro-Servis?
    Elektro-Servis ndodhet në rrugën Shkëlqim Fusha, Selitë, Tiranë.
  • Ku mund ta gjej Numrin e Porosisë së Shërbimit dhe Numrin Serial?
    Në momentin që ju regjistroni produktin tuaj në Elektro–Servis, do të merrni një biletë regjistrimi me informatat e produktit tuaj. Në krye të kësaj bilete, do të gjeni Numrin e Porosisë së Shërbimit. Gjithashtu, në informacionet në lidhje me produktin tuaj është edhe Numri Serial i produktit. Përmes këtyre dy të dhënave, ju mund të kontrolloni statusin tuaj të riparimit.
  • Për cilat marka është i autorizuar Elektro-Servis?
    Elektro-Servis është i autorizuar për shumë marka. Ju mund t’i shihni markat e autorizuara këtu.
  • Si mund ta shoh statusin e riparimit?
    Ju mund të kontaktoni Elektro-Servis nëpërmjet numrave të kontaktit këtu, ose mund të shihni statusin e riparimit online duke klikuar këtu.

HELP CENTER - TV

  • Sa kushton riparimi i TV tim?
    Normalisht në qoftë se ju dërgoni një email ose na telefononi duke na dhënë si informacion markën, modelin dhe defektin, ne jemi zakonisht në gjendje t’ju japim një kosto të vlerësuar për riparimin e TV tuaj. Pasi TV të jetë në servisin tonë dhe profesionistët tanë të kenë diagnostikuar problemin e tij, atëherë ne do të lidhemi me ju për t’ju dhënë një çmim të saktë për rregullimin e TV-së.
  • A riparioni ju çdo markë/tip TV?
    Ne jemi të specializuar në Sony, Samsung, LG, Philips, Bosch dhe shumë marka te tjera. Gjithashtu mbajmë pjesë për të gjitha markat e njohura, por dhe mund te bëjmë porosi. Riparimet e TV përfshijnë te gjitha llojet e markave, por sigurisht që jemi më të specializuar për markat për të cilat jemi dhe të autorizuar.
  • Pse kërkon kaq shumë kohë për të marrë pjesë?
    Ndonjëherë pjesët nuk janë në dispozicion nga fabrikat apo prodhuesit dhe personi që do kryejë riparimin duhet të presë. Në disa raste, nuk ka më pjesë për modelin tuaj, edhe pse juve mund t’ju duket jo aq i vjetër
  • A mund ta dërgoni stafin tonë në ambjentet tuaja dhe të instalojmë TV tuaj?
    Po, patjetër 🙂
  • Sa do të zgjasë riparimi?
    Kjo varet mbi të gjitha nga defekti i TV. Disa riparime mund të zgjasin 48 orë ndërsa të tjera mund të marrin 5 deri në 10 ditë pune, veçanërisht nëse ne duhet të presim pjesë të porositura. Sidoqoftë, ne mund t’ju japim një vlerësim kohor brenda 48 orëve nga mbërrijta e TV në ambientet tona.

HELP CENTER - Mobile

  • A do t’i humb të dhënat nga telefoni im celular?
    Ne përpiqemi të mbajmë të gjitha të dhënat, vetëm nëse është e nevojshme për t’i hequr ndonjë pjesë gjatë riparimit. Këto riparime zakonisht përfshijnë probleme të software apo dëme nga likuide. Nëse të dhënat tuaja janë veçanërisht të rëndësishme, ju lutem na tregoni pararpakisht, kur të dërgoni telefonin tuaj celular.
  • Sa kohë do të më duhet të jem pa celularin tim, ndërkohë që ju e riparoni?
    Shumica e riparimeve kryhen brenda 2-3 ditëve pune. Disa riparime të nivelit të lartë të tilla si dëmtime nga lëngjet mund të zgjasin më shumë. Ne krenohemi me kohën e ulët që kërkojmë për riparimet. Megjithatë, në disa raste vonesa mund të krijohen për shkak të nivelit të lartë të riparimeve apo disponueshmërisë së pjesëve.
  • Çfarë lloj pjesësh përdorim ne për riparimet?
    Ne përdorim 100% pjesë origjinale.
  • Si trajtohen të dhënat e mia private? Do t’i kalojnë të dhënat e mia dikujt tjetër?
    Riparimi i mobileve në Elektro-Servis respekton privatësinë e klientëve të tij. Të dhënat tuaja nuk do t’i kalojnë asnjë pale të tretë.
  • Si mund ta gjej nëse celulari im është dëmtuar nga lëng/ujë?
    Ka tregues lagështie në shumicën e celularëve apo në bateritë e tyre. Ato ndryshojnë ngjyrën e tyre nga 'e bardhë' në ‘rozë’' apo edhe në 'të kuqe' në varësi të dëmit.
  • Çfarë duhet të bëj në qoftë se telefoni im është dëmtuar nga uji/lëngje?
    Menjëherë hiqni baterinë dhe dërgoni telefonin pranë nesh. Bëjini ballë dëshirës për të rivënë baterinë ose mos e futni në karikim për të parë nëse funksionon telefoni. Sa më shpejt ta sillni telefon tek ne, aq më shumë shanse ka që ne ta riparojmë atë, duke ruajtur njëkohësisht të dhënat tuaja. Kujdes: MOS e rivini baterinë përsëri në telefon ose mos e futni telefonin tuaj në karikim.

HELP CENTER - Elektro-Shtëpiake

  • Frigoriferi im nuk është mjaftueshëm i ftohtë dhe unë shoh krijim akulli edhe në pjesë të frigoriferit ku s’duhet të ketë akull.
    Ju ndoshta keni një problem me sistemin tuaj të shkrirjes. Dërgoni frigoriferin tek ne ose na kontaktoni dhe brenda 24 orëve ne do të dërgojmë një teknik në shtëpinë tuaj
  • Frigoriferi im ngrin çdo gjë edhe kur është i vendosur në nivelin e ulët.
    Duket sikur ju keni një problem me kontrollin e të ftohtit (termostatit). Dërgoni frigoriferin tek ne ose na kontaktoni dhe brenda 24 orëve ne do të dërgojmë një teknik në shtëpinë tuaj.
  • Cila është koha mesatare që duhet për t’u tharë një ngarkesë rrobash në lavatriçe?
    Mesatarisht, një ngarkesë e madhe rrobash duhet të marrë vetëm rreth 45 minuta për t’u tharë. Nëse keni vënë re se rrobat tuaja duan mesatarisht më shumë se 1 orë për t’u tharë, duhet të kontrolloni tharësen e lavatriçes.
  • Lavatriçja ime nuk rrotullohet.
    Ky duket si një problem i pompës së ujit. Dërgoni frigoriferin tuaj tek ne ose na kontaktoni dhe brenda 24 orëve ne do të dërgojmë një teknik në shtëpinë tuaj.
  • Hekuri im bën rrobat pis.
    Ky duket si një problem pllake. Dërgoni hekurin tuaj tek ne për të parë se si mund ta riparojmë.
  • Kondicioneri nuk punon si duhet.
    Kontrolloni filtrat, ata mund të kenë nevojë të pastrohen. Nëse problemi vazhdon na kontaktoni dhe brenda 24 orëve ne do të dërgojmë një teknik në shtëpinë tuaj.