Ndërmarrja Elektro-Servis është themeluar në janar të vitit 2008. Ajo është pjesë e grupit Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe midis më të mëdhave në Ballkan dhe më tej. Fokusi dhe aktiviteti kryesor i ndërmarrjes është ofrimi i shërbimit-pas-shitjes për të gjitha produktet elektrike dhe elektronike të tilla si: Të bardhat, të errëtat dhe elektro-shtëpiaket.

Rreth Elektro Servis

Elektro-Servis është servisi më i madh i këtij lloji në Shqipëri dhe në shtetet fqinje. Shërbimet tona ofrohen nga një staf i dedikuar dhe specializuar profesionalisht për të ndihmuar klientët në çdo orë të ditës, kudo që të ndodhen. Riparimet ofrohen jo vetëm në ambientet tona, por edhe në shtëpitë apo bizneset e klientëve. Në Elektro-Servis gjenden edhe Laboratorët Teknikë, të pajisur me aparaturat dhe veglat më moderne, të cilat në bashkëpunim me ekspertët tanë, ju ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe cilësor!

Elektro-Servis është servisi i autorizuar i Neptun Albania dhe ofron shërbime për një gamë të gjerë të produkteve që tregtohen në dyqanet e kësaj firme. Siç tashmë mund ta dini, Neptun Albania është lider në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe të teknologjisë në Shqipëri!