Koncepti i Garancisë
Secila prej markave prodhuese të produkteve, ofron edhe shërbimin e riparimit të produktit brenda një afati të përcaktuar. Koncepti i ofrimit të këtij shërbimi është për të mbuluar çdo lloj defekti që mund të vijë si pasojë e fabrikimit.
Sikurse mund ta dini, çdo produkt elektroshtëpiak, elektronik, etj. – vjen me një fletë garancie. Aty specifikohen qartë edhe rastet e veçanta ku defekti është si pasojë e një shkaku të jashtëm dhe jo për arsye keq fabrikimi.
Afati i Garancisë
- Periudha e garancisë do të tregohet në fletën e garancisë.
- Periudha e garancisë do të hyjë në fuqi nga data e blerjes, e cila duhet të jetë e shënuar në fletën e garancisë dhe e konfirmuar nga një faturë tatimore ose faturë për blerjen e produktit, bashkangjitur certifikatës së garancisë.
- Produkti do të quhet jashtë periudhës së garancisë nëse nuk do të jenë respektuar pikat e përshkruara në fleten e garancisë, ose nëse nuk paraqitet i plotë dokumentacioni që vërteton garancinë e produktit.
Kushtet e Garancisë
- Çdo produkt i prodhuar vjen me një fletë garancie, e cila specifikon qartë rastet përjashtimore ku defekti vjen për shkaqe të jashtme dhe jo për arsye keq fabrikimi.
- Fleta e Garancisë lëshohet pranë rrjetit me pakicë dhe shumicë të Neptun ose rishitësve të autorizuar.
- Fleta përfshin adresën ku ofrohet shërbimi i servisit.
- Fleta e Garancisë përshkruan pikat kryesore në të cilat produkti del jashtë regjimit të garancisë sipas kontratës.
- Ajo do të jetë gjithmonë e shoqëruar nga fatura e shitjes së produktit.
- Fleta e Garancisë jep kohëzgjatjen e garancisë së produktit.
- Fleta e Garancisë duhet të jetë pa korrigjime dhe pa modifikime. Në rast se identifikohet si e tillë do të konsiderohet e pavlefshme.
Në kushtet e përgjithshme të garancisë, nuk përfshihen defektet e shkaktuara nga
- Dëmtime fizike që vijnë si pasojë e keqpërdorimit, pakujdesisë ose transportimit të papërshtatshëm.
- Mosrespektimi i instruksioneve për instalimin/përdorimin e produktit.
- Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit në kundërshtim me udhëzimin e prodhuesit në manual.
- Përdorimi i produktit në ambiente të papërshtatshme (pluhur, lagështirë, dridhje, nxehtësi, fusha manjetike, etj.).
- Materiale të lengshme (ujë, etj.), zjarri, shkaqe natyrore apo vjedhje.
- Mbitensioni elektrik ose puna në tension jashtë kufijve ( 230 ± 15%) të përcaktuara në manualin e produktit.
- Dëmet që mund t’i shkaktohen klientit apo palëve te treta në aktivitetin e tyre nga mosfunksionimi i produktit.
- Kjo vlen edhe kur mosfunksionimi vjen për shkak të defekteve që mbulohen nga garancia.
- Nëse produktit i janë kryer shërbime apo instalime nga persona të paautorizuar me shkrim nga serviset zyrtatre të Neptun/Markës përkatëse.
- Defektet e shkaktuara mbi produktin për shkak të lidhjes së tij me produkte të tjera që nuk përputhen me produktin.