Secila prej markave prodhuese të produkteve, ofron edhe shërbimin e riparimit të produktit brenda një afati të përcaktuar. Koncepti i ofrimit të këtij shërbimi është për të mbuluar çdo lloj defekti që mund të vijë si pasojë e fabrikimit. Sikurse mund ta dini, çdo produkt elektroshtëpiak, elektronik, etj. – vjen me një fletë garancie. Aty specifikohen qartë edhe rastet e veçanta ku defekti është si pasojë e një shkaku të jashtëm dhe jo për arsye keq fabrikimi.
Shënim: Kushtet e garancisë më lart, janë të përgjithshme dhe jo specifike për çdo kategori produkti.